Elezi: Janë aprovuar 4 mijë e 811 vota nga diaspora, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit janë aprovuar 4 mijë e 811, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se arsyeja e refuzimit të këtyre fletëvotimeve është se janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

“Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë̈  aprovuar 4 mijë e 811 ndërsa janë̈ refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë̈ refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jo-valide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë”, ka thënë Elezi.

Sa i përket procedimit të të dhënave nga formularët e rezultateve ai ka thënë se janë procedura të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procedimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë̈ procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59%”, është shprehur ai.

Në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listës së votueseve, për të cilën Elezi ka thënë se është e rëndësishme të bëhet një gjë e tillë, për tu siguruar se s’ka raste kur një person ka votuar edhe në listën si votues i rregullt dhe më kusht.

“Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë̈ nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshmëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë̈ votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, tha Elezi..

Ai njoftoi se Shërbimi Votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës kemi pranuar rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime. Ky proces, ka për qëllim të verifikojë çdo pako dhe vetëm pas disa ditësh do të mund ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë̈ vendit”.

https://vimeo.com/513805810

Të ngjashme