Elezi: Vuçiqi vendosi për heqjen e barrikadave pas takimit me këtë zyrtar sekret, u larguan edhe kamerat

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, mori vendim për t’i larguar barrikadat nga veriu, vetëm pas ndërhyrjes së Alexei Razov, zyrtar i lartë i FSB-së.

Ky i fundit, sipas Elezit, mori pjesë në takimin e djeshëm të Vuçiqit, me pjesëtarë të komunitetit serb, ku u vendos për heqjen e barrikadave, që bllokuan veriun e Kosovës që nga 10 dhjetori.

Ai ka bërë të ditur se Razov hyri në takim, vetëm pasi u larguan të gjitha kamerat nga aty.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u detyrua të pres mjaft gjatë për përfundimin e takimit në Rashkë për heqjen e barikadave, ngase duhej të ishte i pranishëm edhe një person, i cili do të hynte në takim vetëm pasi të sigurohej largimi i të gjitha kamerave nga vendi i takimit.

Alexei Razov, zyrtar i lartë i FSB-së, hyri në takim nga një pozicion i veçantë dhe kur takimi ishte thuajse nga fundi, poashtu ky zyrtar misterioz i FSB-së qëndroi shumë shkurt.

Me t’u larguar nga takimi ky zyrtar sekret, Vuçiq tha se do të largohen barrikadat nga veriu i Mitrovicës”, ka shkruar eksperti Elezi, në një postim në Facebook.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, ka thënë Vuçiq pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve në Rashkë vetëm 10 km larg kufirit me Kosovën.

Të ngjashme