Kantautorja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Elina Duni në fund të gushtit do të sjellë koncertin e saj më të ri me këngë shqipe.
Në ditët më të nxehta të vitit, nga kurora më e lartë e natyrës shqiptare, do të kumbojë muzikë nga Elinda Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata.
Shpirti i Festivalit Zâ është i gjithë thesari gojor i “Bjeshkëve të Nâmuna”. Në skenën e festivalit, aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj do të na rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, si trashëgimia më e vyer e paraardhësve tanë në këto vise.
Edicioni i parë i këtij festivali që i dedikohet trashëgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare do të mbahet më 26 gusht, në Theth të Shqipërisë.
Ky festival premton të krijojë atmosferën e duhur për të shijuar traditën dhe natyrën e rrallë të Thethit. Një ngjarje që zhvesh nga harresa bukuritë e paçmuara të Alpeve.
Mund të konsiderohet se ky lloj i festivalit vjen pas vazhdës së festivaleve të Elina Dunit që u mbanë në kodrat evropiane.