Mësuesit bllokohen në borë, FA me helikopter i evakuon 15 persona nga Thethi e Shala

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dijë se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.

Sipas kësaj ministrie, me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

Ndërkaq, Forca Ajrore, përmes ekuipazhit të Cougar, evakuoi të dielën 15 persona në fshatrat Theth e Shalë.

Mes tyre dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.

15 personat, përfshirë edhe disa mësues, u dërguan në Shkodër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme