Pse duhet vizituar lugina e bukur e Valbonës

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 13:55 | Nga

Një luginë e bukur që shtrihet nën këmbët e Bjeshkëve të Nemuna, duke i ndarë këto male shtatlarta për të krijuar këtë panoramë kaq të bukur të natyrës malore.

Vetë emri Valbonë, siç thotë historia dhe gojëdhëna, vjen nga një vizitor i huaj, prift italian, i cili kur erdhi nga Thethi dhe doli në Qafë të Valbonës e quajti Valbonë – Vale Buona – Luginë e Bukur. Sot është një nga vendet më të vizituara në Veriun shqiptar.

Natyra e bukur, monumentet e natyrës dhe të kulturës, arkitektonika e ndërtimeve, tradita, doket dhe zakonet e mbi të gjitha aty gjen djepin e legjendave nga ajo e kreshnikëve Muji dhe Halili, që sipas eposit, Bjeshkët e Namuna, kanë qenë një ndër vendbanimet e tyre, Mrizet e Zanave, në këtë natyrë të bukur janë gjendur shpesh-here, madje dhe vete zanat që zbrisnin e kuvendonin me banorët e zonës.

Udhëtimi për në Valbonë, në liqenin e Komanit është ndër udhëtimet më të bukura që mund të bëhet, mes ujit dhe maleve, mes grykash, një udhëtim si në përralla.

Liqeni i Komanit jo më kot është shpallur destinacion i vitit.

Sa po merr drejtimin për në Valbonë, gjithmonë të shoqëron lumi me emrin Valbonë, herë në të djathtë, e herë në të majtë.

Lumi i Valbonës, është i veçantë për ngjyrën karakteristike që ka, një e kaltër e veçantë, që vjen si pasojë e temperaturës që ka, shtratit që është shkëmbor dhe shpejtësia e lëvizjes si rrjedhojë e pjerrtësisë. Udhëtimet për në Valbonë kanë nisur me ngrohjen e motit dhe shkrirjen e borës. Agjenci të shumta turistike udhëtojnë drejt kësaj lugine të bukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme