Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo e ka konfirmuar këtë lajm gjatë një interviste për ABC News.
E pyetur nga gazetarja Mirela Milori, Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë dhe nuk e konsideronte pengesë për punën, por duket se energjia i është shtuar.
Ministrja është aktualisht nënë e një vajze, për të cilën është shprehur se ndonëse në fillim është ndjerë xheloze për vëllain ose motrën që do të vijë në jetë, tashmë çdo gjë po shkonte shumë mirë.
Spiropali pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në fund të muajit janar.