Është një temë për të cilën shkenca flet njëzëri. Që të funksionojnë më mirë, e të jetojnë më gjatë, njerëzit kanë nevojë për një sasi të mirë gjumi çdo natë. Shtatë orë, është më idealja.
Është e çuditshme se shumë prej udhëheqësve, ata që na ndihmojnë të gjithëve të jetojmë gjatë, kanë zakone ekstreme të fjeturi.
Gjatë një intervistë me Fox News këtë javë, Donald Tramp tha se ai fle katër deri në pesë orë në natë. “Punoj deri në mesnatë ose deri në 1 të mëngjesit dhe zgjohem në pesë”, tha ai. Kush mendon se do t’i duheshin edhe dy orë më tepër për t’u qetësuar, të kafshojë gjuhën: pesë orë gjumë janë shumë të shëndetshme sipas Traupit. Në fushatë, Trumpi tha se flinte edhe vetëm tri orë.
Qasja dorështrënguar e Trumpit për të fjetur pak e vë përfundimisht në kategorinë e asaj që njihet me termin “elita pa gjumë”: një për qind e popullatës që ka nevojë për shumë pak gjumë. Sipas hulumtimit, kjo është gjenetike.
Gjeni Theçer
Në Mbretërinë e Bashkuar, gjeni i elitës pa gjumë quhet ndryshe “Gjeni Theçer”, për shkak të shprehive të saj të gjumit.
Zonja e Hekurt zgjohej që në 4 të mëngjesit pasi flinte në 12. Thuhet se burri e urdhëronte shpesh natën vonë ta linte punën e të shtrihej.
Zakoni i Çërçillit
Edhe pse e vlerësonte pushimin, Çërçilli nuk flinte më tepër se 5 orë, sidomos gjatë kohës së luftës. Ngrihej në 5 të mëngjesit, pinte uiski me sodë dhe thoshte se kjo e ndihmonte që, për 24 orë, të bënte aq punë sa bëhen në një ditë e gjysmë.
Obama, djali i natës
Mesi i natës e zinte shpesh në zyrë Barak Obamën. Mbante shpesh konferenca shtypi në 11 të natës dhe pastaj tërhiqej në “shpellën e tij”, një zyrë pranë dhomës së gjumit, ku punonte deri në 2 të mëngjesit. Obama tregon se i shijonin këto orë pune më qetësi pas darkës, megjithëse bashkëpunëtorët nuk dukeshin aq të kënaqur kur u vinin emaile në 1 të mëngjesit.
Ëndrrat e ëmbla të Berluksonit
Pavarësisht historive mbi sjelljen e Berluskonit në dhomën e gjumit, thuhet se ai flinte natën 2 deri në 4 orë. Një herë foli vetëm për “efektet kurative” të gjumit të shkurtër: “Po fjeta tri orë, kam energji të bëj tri orë dashuri”.