Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më “cool” të showbizit , duke ndarë shpeshherë me ndjekësit ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin.
Ata po krijojnë një familje të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që janë gjithë lumturia e tyre.
Bota është vetëm 7-javëshe dhe Zëri është ende i vogël ndaj do kujdes, për këtë arsye Elita mezi gjen kohë të merret me veten dhe rrjetet sociale.
Ajo ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një pyetësor, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. E që një nga ndjekësit i ka kërkuar Elitës të tregojë një foto të papublikuar me Gjikon.
Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një foto të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.
Nga ana tjetër ka pasur edhe nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.
Ndërkohë Elita ka treguar se nuk dëshiron të ketë më fëmijë të tjerë dhe së shpejti mund të rikthehet në ekran.
“Po na mungon në televizion”, i komentuar dikush.
“Do kthehem. Por në çfarë emisioni keni qejf të më shikoni?”, është përgjigjur Elita duke pritur sugjerime nga ndjekësit.