Elkosi i Ramiz Kelmendit merr dënim milionësh nga AKP-ja

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 14:17 | Nga

Kompania e njohur kosovare, “Elkos-Group” ka marë dënim të madh nga Agjensia Kosovare e Privatizimit. AKP e ka dënuar Elkosin me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro.

Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyer AKP-në të marrë këtë vendim.

Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së, e para me përbërjen e re pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Bordi mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale” thuhet në njoftimin e AKP-së.

Elkos është në pronësi të deputetit aktual të LDK-së, Ramiz Kelmendit.

E njëjta kompani ishte dënuar për vjedhje të rrymës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme