Ellie Goulding i ka njoftuar fansat e saj se është shtatzënë dhe me bashkëshortin Caspar Jopling do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja, e cila është në javën e 30 të shtatzënisë ka thënë se lajmin e kishin mësuar në përvjetorin e parë të martesës së tyre.
Në një intervistë për versionin britanik të Vogue, autorja e hitit “Lights” ka treguar se nuk kishin planifikuar që të ndodhte diçka e tillë pikërisht në atë periudhë.
Ajo i ka shpërndarë edhe disa imazhe në Instagram duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për ta uruar lidhur me shtatzëninë.
Goulding dhe Jopling janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa janë martuar në gusht të vitit 2019.