Këngëtarja e hitit “On My Mind” do të publikojë librin “Në formë. Më e qetë. Më e fort” , në shtator ku do përfshijë bisedat me shoqet e saja Ant Middleton dhe Fearne Cotton, do të përmbajë edhe receta të shëndetshme, ushtrimet e rutinës dhe këshilla për jetë.
Por 34 vjeçarja që është e martuar me tregtarin e pikturave, Caspar Jopling, tashmë ka një ide për librin e saj të radhës, në të cilin ajo thotë se “do të jetë dora e parë brenda showbizit dhe jetës si një ylli popi”.
“Disa nga pjesët më të mira janë në Los Angeles sepse mendon: aty është dikush dhe aty dikush tjetër. Pastaj dikush bën një performancë, unë isha vëzhguese e mirë në çdo gjë dhe definitivisht kam shumë gjëra për të shkruar për një libër të mirë një ditë,” i ka thënë ajo për radion “Gaydios”.
Ndërkohë këngëtarja dhe shkrimtarja e re ka thënë se ajo do dëshironte të merrej edhe me aktrim.
Këngëtarja e hitit ‘Burn’ dëshiron të luajë në një shfaqje në London West End, sepse ajo e kishte pëlqyer aktrimin që kur ishte fëmijë dhe mendon që e ka konfidencën që tani të dal në skenën e teatrit.
“Kam aktruar shumë kur isha më e re dhe më të vërtetë më ka pëlqyer. E kam dashur shumë që të luaja karaktere të ndryshme,’ ka thënë Ellie.