Liverpooli fitoi 3-0 ndaj Leeds United të dielën e javës që shkoi, mirëpo mori një lajm të hidhur.
Harvey Elliot e theu këmbën në pjesën e dytë nga një ndërhyrje e ashpër e anëtarit të Leeds, me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq këtë të fundit.
Talenti 18-vjeçar u dërguar menjëherë në spital për të ekzaminuar lëndimin, derisa aty një veprim që bëri e dërgoi në një situatë më të qetë dhe reklasuese.
Afër shtratit të tij, ishte i shtrirë një fëmijë, që kishte thyer dorën dhe ai vendosi t’i bënte një dhuratë.
Elliott i dhuroi tifozit të vogël fanellën dhe atletet e tij, derisa për këtë veprim ka rrëfyer babai i djaloshit.
“Djali im sapo ka thyer krahun në një lojë me këmbë këtë pasdite. Kush i afrohet atij në shtratin tjetër? Harvey Elliott dhe familja e tij. I jep fanellën e tij të Liverpoolit nga loja dhe e tij këpucë. Biri po gumëzhit tani “, ka shkruar babai i tifozit që e përcolli këtë shkrim me një foto.
Ende nuk dihet se sa do të mungojë Elliott te Liverpooli, por që me gjasë edicioni për të ka përfunduar para kohe.