Elmi Reçica: PDK me angazhim të fuqishëm për një Kosovë më të mirë

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje të fuqishme për vizionin transformues të kandidatit për kryeministrit, Bedri Hamza, dhe për angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Në një tubim të organizuar mbrëmë në fshatin Bllacë, së bashku me kandidatët për deputetë nga Suhareka, Reqica theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të gjithsecilit për një Kosovë më të zhvilluar.

Reqica shprehu besimin se kjo mbështetje e fuqishme do të kontribuojë në realizimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin dhe qytetarët e tij, duke e çuar Kosovën në një nivel më të lartë zhvillimi. Ai gjithashtu u angazhua për të punuar në mënyrë të palodhshme për të sjellë ndryshimin e nevojshëm, duke e përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik dhe social.

Të ngjashme