Elmi Reçica takon mikun e tij të kahershëm Lum Haxhiun, pranon si dhuratë librin për heroin Fadil Vata

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka ndarë një moment të veçantë me mikun e tij të kahershëm, Lum Haxhiu, me të cilin, sipas tij, ka mbi gjysmë shekulli miqësi dhe rrugëtim të përbashkët.

Reçica bëri të ditur se gjatë takimit mori si dhuratë një libër me kujtime kushtuar Fadil Vata, të cilin e cilësoi si një dhuratë të veçantë dhe me vlerë.

“Kënaqësi të takoj mikun tim të çmuar Lum Haxhiun me të cilin më shumë se gjysmë shekulli rrugëtojmë bashkë. Dhuratë e veçantë ishte libri i botuar me kujtime për heroin e kombit Fadil Vata. Faleminderit, Lum”, ka shkruar Reçica në postimin e tij.

Të ngjashme