Kandidati për deputet nga Elmi Reçica ka zhvilluar një takim me strukturat dhe aktivistët e Brod, Firajë dhe Viçë, ku është diskutuar për organizimin në terren, mobilizimin e anëtarësisë dhe aktivitetet e ardhshme politike.
Sipas Reçicës, fokusi i takimit ishte koordinimi i veprimeve dhe forcimi i angazhimit të strukturave lokale në funksion të fushatës zgjedhore dhe objektivave të Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit të aktivistëve në terren, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në procesin e organizimit dhe mobilizimit.
“Takim me strukturat dhe aktivistët e nëndegëve të Brodit, Firajës dhe Viçës, ku diskutuam për organizimin në terren, mobilizimin dhe hapat e ardhshëm drejt fitores së madhe të PDK-së me Bedri Hamza Kryeministër. Faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej jush”, ka deklaruar Reçica.