Elon Musk arrin me sukses të kryej testet provuese të raketës së re

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Një sukses tjetër ka shënuar kompania “Space X” e cila lansoi pa ndonjë problem prototipin e raketës “Starhopper”, duke arritur ta ngrit 150 metra mbi tokë dhe ta zbret në pikën e paraparë.

Fluturimi ka zgjatur 57 sekonda, kurse “Starhopper” nga një platformë e montuar është ngjitur në 150 metra lartësi dhe më pas ka zbritur në një platformë tjetër.

“Urime, ekipit të Space X”, ka shkruar drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk.

“Starhopper” vihet në lëvizje me një motor të gjeneratës së re që “Space X” është duke e zhvilluar për përdorim në “Starship” dhe në raketat tjera të mëdha si “Superheavy”.


Të ngjashme