Elon Musk dhuroi vjet gati 2 miliardë dollarë aksione të Teslas për bamirësi

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Elon Musk ka njoftuar se ka dhuruar 1.95 miliardë dollarë aksione të Teslas për bamirësi vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i Teslas nuk ka përmendur emrin e marrësit, ose marrësve të dhurimit.

Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje të rregullatorëve amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”. Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.

Musk njoftoi gjithashtu se nga fundi i këtij viti do të gjente dikë që do ta pasonte atë si shef ekzekutiv të Twitter.

Të ngjashme