Elsa Rraqi, yll në ngritje që përloti edhe deputetin kosovar (Video)

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 13:34 | Nga

Zëri engjëllor përshtatet fort mirë me karakterin e saj, ëmbëlsia me buzëqeshjen e thellësia e teksteve me shpirtëroren.

Elsa Rraqi është vetëm 19-vjeçare, por tashmë ka shkruar dhe kompozuar tetë këngë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, në paraqitjen e parë publike në një prej kafeneve të kryeqytetit, ajo shpalosi talentin para një numri jo fort të vogël në audiencë.

Në një ambient intim, Elsa bëri për vete të gjithë. E më së shumti deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili. Ai madje edhe u përlot. Falë një postimi që ai bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook, talenti i Elsës u pa nga mijëra njerëz.

E një prej tyre ishte edhe Fatjon Miftari, i cili e ndihmoi që të kontaktoj edhe shumë këngëtarë të tjerë të tillë si Shpat Deda e Genc Salihu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme