Elshani flet për sigurinë në veri: Derisa nuk shohim diçka tjetër, ato mbesin veç grafite

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Çështja e grafiteve të shënuara nëpër mure në veri, s’është shqetësuese aspak derisa nuk ka ndonjë veprim konkret nga të dyshuarit grupe terroriste serbe, vlerësojnë autoritetet e sigurisë në vend.

Megjithatë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh në Info Magazine, se për këtë problematikë tashmë kanë hapur rast hetimor, transmeton klankosova.tv.

”Këto janë veç grafite, derisa nuk shohim një veprim tjetër”.

”Derisa nuk shohim diçka tjetër, ato mbesin veç grafite”.

”Puna e grafiteve, nuk është shqetësuese aspak. Këtu ka njerëz që lëvizin, janë të gjallë, ecin”.

”Mirëpo kemi hapë rast, sepse kemi të bëjmë me mesazhe nxitje të urrejtjes. Jemi duke marrë disa veprime hetimore, por s’është diçka shqetësuese”.

Të ngjashme