Ariant Elshani anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, i ka thënë Ylli Buleshkajt, nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim se ai ka bërë atentat ndaj demokracisë, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.
“Si u bë që brenda 24 orëve ke ndryshuar mendimin mbi certifikimin e listave. Ju me atë që sot keni vepruar keni vënë atentat mbi demokracinë. Cila është arsyeja që keni ndërruar qëndrimin kaq shpejtë a jeni kërcënuar, a jeni shantazhuar a ju është ofruar ryshfet”, tha Elshani.
Ndërkohë, Buleshkaj i është përgjigjur anëtarit të PDK-së.
“Kjo është punë që e kemi bërë dhe kemi dhënë rekomandim si zyre. Nëse keni mundur me e këqyrë, është rekomandimi i përgjithshëm dhe për secilën parti veç e veç. Ne nuk mundemi me i quajt lista të papastra ose jo”, ka thënë ai.