Elton Deda këshillon këngëtarët e rinj

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 20:33 | Nga

Kantautori Elton Deda ka një mesazh për të gjithë këngëtarët e rinj, që duan të jenë pjesë e showbiz-it me artin dhe muzikën e tyre.

Deda, nëpërmjet një statusi në formë këshille në Facebook, u sugjeron këngëtarëve të investojnë më shumë duke u edukuar muzikalisht dhe të mos kërkojnë famë të shpejtë.

“Nëse nuk shkolloheni muzikalisht, nëse nuk edukoheni muzikalisht, nëse kërkoni famë të shpejtë dhe të pamerituar, do jeni vetëm një stinë dhe jo dekada vitesh. Nëse nuk kuptoni që muzika nuk është argëtim plebenjsh, por një art tepër serioz dhe i vështirë, nuk do ta gjeni kurrë pozicionin hapësinor të muzikantit dhe do jeni të dënuar të dyshoni në çdo sekondë të jetës aty ku vret më shumë ndërgjegjja: “Çfarë jam unë?” Të paktën kështu e kuptoj unë. Mos e merrni si këshillë, por si sugjerim”, ka shkruar Deda.

Elton Deda është një nga artistët më në zë shqiptarë të pas viteve ’90, me hite si “Qyteti i vjetër”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Na lini të jetojmë” etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme