Ata nuk janë ndarë vetëm si qift dhe në fushën e muzikës. Elvana Gjata është shkëputur nga Flori Mumajesi edhe financiarisht.
Lajmi më i fundit nga jeta e dy këngëtarëve biznesmenë është se Elvana e cila tani i është përkushtuar punëve të zemrës dhe të muzikës në ShBA i ka dhënë lamtumirën pjesës së aksioneve ne biznesin e përbashkët të shitjes së picave, “Proper Pizza”.
Në këtë biznes, i cili që nga viti 2014 kur ka filluar ka njohur mjaft rritje, Flori ishte aksioneri kryesor me 51%, Elvana me 35% dhe një mik i tyre (vëllai i këngëtares së ndjerë, Emmy), 14%.
Në atë kohë punët dukej se po shkonin mirë. Elvana dhe Flori ishin të pandarë, suksesi artistit i ndiqte pas kudo që shkelnin dhe biznesi po i lulëzonte. Por pas një viti kur këngëtarja i dha duart Florit se pasojë e ambicies së saj pa limit, problem mbeti biznesi i përbashkët i dërgimit të picave me motor. Normalisht sipas rregullave të biznesit Elvana duhej t’ia shiste Florit si aksionari i shumicës 35% e aksioneve të saj.
Por kur sherret e zemrës ngatërrohet me ato të portofolit zgjidhja është e vështirë. Dhe për një kohë të gjatë mbyllja e marrëveshjes pati mbetur pezull.
Vetëm ditët e fundit e përditshmja “Panorama” ka mësuar se dy këngëtarët, kanë mbërritur në një akord të kënaqshëm për të dy palët. Elvana Gjata që po përkon tani ëndrrën amerikane ia ka shitur aksionet e saj ish-partnerit.