Është rikthyer llogaria e Elvana Gjatës në Instagram.
Pak ditë më parë profili i saj nuk ekzistonte më në këtë rrjet social, njofton Klan Kosova.
Elvana është parë duke ndjekur njerëz të ndryshëm por më pas llogaria u zhduk duke lënë të kuptohet se iu hakua.
Megjithatë, profili me mbi 1.2 milion ndjekës tashmë është i hapur edhe pse këngëtarja nuk ka postuar që disa muaj.
Kjo heshtje vjen për shkak të vrasjes që ndodhi muajin e kaluar në Tiranë ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Në vrasje, është i përfshirë i dashuri i saj.