Elvana Gjata zbulon profesionin që do të kishte nëse nuk do të ishte këngëtare

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme, Albi Nako ishte i ftuar tek “Wake Up”, ku u shpreh se nëse Elvana Gjata nuk do të ishte këngëtare, do të ishte një kërcimtare e shkëlqyer.

I kam thënë Elvanës se ajo në këtë jetë po të kishte bërë profesionin e baletit, do ishte zgjedhje shumë e mirë. Baleti i shkon. Ajo do ishte një super kërcimtare. E ka shumë perfekt kërcimin”,- u shpreh koreografi.

Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar këngëtares, e cila e ka ripostuar videon në Instastory.

Por, Elvana mendon ndryshe nga Albi!

Pasi e falënderoi për opinionin, Gjata shkruajti se nëse nuk do të ishte këngëtare, më siguri do të ishte bërë një shefe shumë e mirë kuzhine.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme