Humanisti dhe imami nga Shqipëria Elvis Naçi , iu ka drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë duke iu bërë thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për të parandaluar rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.
Naçi ka cituar një mesazh të fortë fetar nga një Pejgamber a.s.
“Kush rri në shtëpi ka shërblimin e dëshmorit”.
Postimi i plotë:
Kush rri në shtëpi ka shpërblimin e dëshmorit!
Në këtë kohë të vështirë të KoronaVirusit le t’i kthejmë sytë nga perlat Profetike.
Pejgamberi i Zotit a.s ka thënë: “S’ka ndonjë njeri, kur bie murtaja (epidemi), e ai qëndron në vendin (shtëpinë) e tij, durimtar, duke pritur shpërblimin, dhe duke e ditur se, nuk e godet asgjë pos asaj që Zoti ia ka shkruar atij, vërtet atij i takon si shpërblimi i dëshmorit.” ..