Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morri pjesë në konferencën për investime dedikuar promovimit të Kosovës, ku të pranishëm ishin afaristë nga Mbretëria e Bashkuar dhe ekspertë të fushës nga institucione të ndryshme.
Organizator i kësaj konference ishte Emerging Europe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Pjesëmarrëse në këte konferencë ishte edhe Charlotte Ruhe, drejtoreshë e BERZh për Evropën Juglindore dhe Neil Taylor drejtor i BERZh për Kosovë.
Gjatë hapjes së konferencës ministri Lluka foli për potencialet e mëdha që ka Kosova me fokus të veçantë në sektorët e energjisë, minierave dhe teknologiisë së informacionit.
“Qeveria e Kosovës e ka kaluar strategjinë 10vjeçare për energji që hapë dyert për 3 miliardë euro investime në këte sektor, duke mundëesuar thitjen e investimeve të huaja në fusha të ndryshme të energjisë, si energjia e ripërtrishme dhe efiçienca e energjisë” tha Lluka.
Gjithashtu ministri Lluka ka kumtuar lajmin pozitiv që rregullatori i energjiisë ka aprovuar marrëveshjen e re për blerjen e energjisë, marrëveshje kjo që sipas BERZh është e bankueshme dhe e cila lejon qasje në financa deri në 200 milion euro për periudhë 3 vjeçare.
Charlotte Ruhe e falenderoi ministrin Lluka për angazhimin e tij në finalizimin e kësaj marrëveshje duke ripotencuar përkushtimin e BERZh për të investuar në Kosovë, si një ndër partnerët më kredibil të kësaj banke.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, shpalosi eksperiencën e tij me bizneset amerikane në Kosovë të cilat janë pjesë e kësaj ode si dhe ka cekur përparësitë që ka vendi ynë karshi vendeve të Evropës.
Në anën tjetër Neil Taylor, tregoj për storjen e suksesit në Kosovë në bazë të eksperiencës që banka ka me bizneset vendore, duke potencuar që Kosova po zhvillohet dhe mundësitë po rriten së bashku me të. Ai përmendi rastin e J Coders dhe gjirafa.com si storje suksesi.
Drejori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank Kosova, Robert Ëright, i cili poashtu ishte panelist tregoi për sfidat dhe mundësit që ka Kosova. Ai tha që rinia e vendit është aseti më i madh që posedon Kosova, pasi që kjo rini po fokusohet shumë në sektorin e TIK-ut duke vendosur Kosovën në hartë ne vendeve me potencial të madh.
Poashtu, z.Ëright dha lajmin që Reiffeisen Bank Kosova e ka fituar një garë karshi të gjitha shteteve të tjera ku banka operon, duke krijuar një qendër të teknologjisë informative, e cila do të shërbej për Reiffeisen International dhe në të cilën do të punësohen 200 persona.