Emergjenca e mbingarkuar, 17 raste ishin nga aksidentet

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.

Bazuar në statistikat e kësaj klinike, vetëm për 24 orë, në këtë klinikë shërbime mjekësore kanë marrë 209 pacientë.

Në dhomën e reanimacionit ka pasur 44 raste, poashtu 44 raste kirurgjike, 79 raste internistike, 36 raste ishin në dhomën orotopedike.

17 raste kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.

Nga emergjenca, për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera të QKUK-së, janë pranuar 23 pacientë.

Të ngjashme