Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë në kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 4’.
Ndërsa disa muaj më parë kishte dhënë dhe dorëheqje si anëtare e Partisë së Lirisë (veprim që nuk ishte bërë publik deri më sot), Silva Caka është anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e kësaj partie.
Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.