Emërimi i Arben Vitisë në krye të Shëndetësisë, reagon Haxhi Avdyli

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Haxhi Avdyli e ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Ai ka thënë se “tani shëndetësia ka adresë politike”, teksa është zotuar se do të jenë bashkë për “të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”.

Reagimi i tij i plotë:

E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.

Tani shëndetësia ka adresë politike.

Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.

Të ngjashme