Me 77 vota nga Kuvendi i Kosovës Ivan Radulloviq nga komuniteti serb ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i bordit të Radio Televizionit Publik bashkë me Sead Mujovin, po ashtu nga komuniteti joshumicë, që mori 72 vota.
Derisa aktualisht po votohet edhe për anëtarin e tretë që do të jetë pjesë e bordit të RTK-së.
Deputeti Erxhan Galushi ka thënë se në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë tetë fltëvotime,
“Ivan Radulloviq dhe Sead Mujovi ka fituar të drejtën për të qenë anëtarë të bordit të RTK-së, ndërsa gara edhe për një anëtar tjetër vazhdon”.