Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës Fahri Gashi.
Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.
Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës.