Unai Emery është duke tentuar që në verë t’i bëjë disa transferime te Arsenali, në mënyrë që të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ri.
Skuadra londineze kishte shansin që sezonin ta mbyllë me trofeun e Ligës së Evropës, mirëpo u mposht nga Chelsea në finale, ndërsa në Ligën Premier përfunduan në vendin e pestë.
Arsenali nuk do të luajë në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, por që Unai Emery po tenton ta ndërtojë një skuadër për të luftuar për trofeun e ligës angleze dhe atë të Ligës së Evropës.
Sipas The Sun, trajneri spanjoll ka në dispozicion vetëm 45 milionë euro për transferimet që do t’i bëjë në verë, mirëpo kjo vlerë mund të rritet nga shitja e disa lojtarëve.
Emery po tenton që ta transferojë Thomas Meunierin, Yannick Carracon dhe Mario Gotzen në këtë verë, ndërsa do i duhen rreth 90 milionë euro për këto tri transferime.
Kështu mund të duket formacioni i Arsenalit: Leno, Meunier, Sokratis, Mustafi, Kolasinac, Xhaka, Torreira, Aubameyang, Gotze, Carrasco, Lacazette. /Telegrafi/