Arsenal nuk do të bëjë panik lidhur me shkarkimin e trajnerit Unai Emery.
Por që ai mund të shkarkohet nga ky pozicion nëse nuk përmirësohet në rezultate, shkruan Mail.
Pozicioni i tij është vënë në shqyrtim pasi që Topçinjtë kanë fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit dhe së fundmi u mposhtën nga Leicester City 2:0.
Klubi ka planifikuar që ta rishikojë pozicionin e Emery në fund të sezonit, por që ndryshimi mund ta pasojë nëse vazhdojnë paraqitjet e nivelit të ulët.
Edhe një pjesa e lojtarëve të Arsenal kanë shprehur brengën lidhur me rrugën e Emery.