Të shtyrë nga kushtet vështira materiale dhe ndasitë fetare, shumë emigrantë po rrezikojnë të kalojnë nëpër kanalin Calais të Francës, që të hynë në Britani të Madhe, nga frika se pas BREXIT-it, do ta ketë shumë më të vështirë marrjen e azilit.
Sipas një adoleshenti iranian, që ishte ndaluar nga autoritet e sigurisë, pak metra larg bregdetit, ka thënë se ‘do të provojmë edhe 200 herë tjera’ edhe pse rrezikuan të fundoseshin me një barkë të vjetër, transmeton Telegrafi.
Derisa një tjetër, ka thënë se është i vendosur të arrijë në Angli, megjithëse prej vitit 2017 ishte duke qëndruar në Francë.
Në përgjithësi, emigrantët po kalojnë nëpër situatat më të vështira deri më tani, pasi organizatorët e udhëtimeve ilegale, të armatosur me ‘armë dhe shpata’ po i detyrojnë të vazhdojnë udhëtimin edhe kur gjendja e sigurisë po vështirësohet.
Mbi 200 iranianë, si dhe rreth 100 afrikanë kryesisht nga Sudani dhe Nigeria, po jetojnë në kampe të improvizuara të një zone që dikur ishte industriale, pak metra larg bregdetit të ftohtë të Calais.
Njeri prej emigrantëve i njohur vetëm si Mehdi, kishte vetëm tri ditë që arriti në tokën britanike, ndërsa kishte ndezur një zjarr të vogël që të ngrohet.
“ishin shumë afër Doverit të Anglisë, por policia bregdetare na zuri dhe na ktheu. Do të provoj edhe 200 herë, derisa të arrij në Angli” ka thënë Mehdi.
Ai kishte arritur në Francë nga Mina e Teheranit para tre muajve, ndërsa dëshiron të kalojë në Angli, sepse konsideron se shoqëria atje është shumë më e hapur dhe pranuese.