Modelja ka rikthyer linjat e përsosura.
Emily Ratajkowski është një ndër emrat më të përfolur nga industria e modës, e cila njëherësh di të provokojë me paraqitjet, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Emily ka postuar disa fotografi, me të cilat shfaqet me një fustan të zi, të hapur në pjesën e pasme dhe dukej në formë të përkryer.
Bukuroshja ka mahnitur me fizikun pak kohë pas lindjes së djalit, andaj mori shumë komente pozitive nga ana e ndjekësve të saj.
Emily njihet për guximin në paraqitjet publike, ajo shumë herë nuk e ka pasur problem të dalë e zhveshur.