Modelja e njohur shqiptare, Emine Cunmulaj e cila jeton dhe vepron në Amerikë së fundi i është nënshtruar testit për COVID-19.
Kjo është hera e dytë që modelja bën testin e Coronavirusit, dhe për të dytën herë ajo ka rezultuar negative.
Emina në postimet në InstaStory ka shpërndarë momentin e realizimit të këtij testi, e që sipas saj është tejet i vështirë për tu bërë.
A e keni bërë testin e Covid? Unë dola negative. Kjo është hera e dytë që e bëjë dhe ndihesh sikur sytë do të dalin jashtë”, ka shkruar modelja.
Ndërsa, më vonë modelja ka uruar bashkëshortin e saj Sam Nazarian për ditëlindjen e 45-të.