Njohësja e çështjeve të politikës së jashtme, Donika Emini, ka vlerësuar se rrethanat e re gjeopolitike nuk janë në favor të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se Republika duhet të mësohet me këtë fakt.
“Nëse ka rikthim potencial të Trumpit, do të ketë ashpërsim të qasjes. Kosova do të ketë trajtim ndryshe…Ne po flasim për sigurinë në Evropë, lufta në Ukrainë do ta determinojë të ardhmen dhe duhet të mësohemi në rrethana të reja që s’janë të favorshme për Kosovën”, ka thënë ajo gjatë një interviste në “Interaktiv”.
Në këtë drejtim, ajo ka përmendur edhe mundësinë e ardhjes në pushteti të Donalt Trumpit.
Nëse ndodh një gjë e till, Emini ka thënë se gjerat do të vështirësohen për Kosovë.
“Nuk dihet nëse do të kthehet administrata Trump. Komunikimi gjatë periudhës së Trumpit ka qenë mënyrë jokonvencionale, jo vetëm me Kosovën por edhe me partnerë të tjerë. Por, në linja politike s’ka ndryshuar asgjë, pasi ka pasur thirrje edhe në SHBA dhe ka pasur vazhdimësi që administrata Biden e ka përcjell”, është shprehur Emini.