Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, ka takuar zëvendësambasadorin e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Ibrahim Selem Humaid Alalawi.
Ai e ka falënderuar Alalawi për bashkëpunimin e mirë mes Republikës së Kosovës dhe EBA-s, respektivisht për bashkëpunimin mes kësaj ambasade dhe MPMS-së në disa projekte humanitare që janë zhvilluar në të kaluarën për familjet me gjendje të rëndë sociale të komuniteteve.
Në emër të MPMS-së, zv/ministri Rrahmani i ka bërë kërkesë, Ambasadorit Alalawi, që të shtyjë projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet dhe projektin e bursave për studentë, projekte të cilat janë dorëzuar në ambasadën e EBA-s para disa muajsh.
Zv/ambasadori Alalawi falënderoi Rrahmanin për pritjen e tij, po ashtu shprehu gatishmërinë e Ambasadës së EBA-s që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me MPMS-në.
Ai u zotua se Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe do të mbështesë projektet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në të ardhmen.