MPMS-ja themelon Komisionin për certifikimin e ekspertëve që vlerësojnë rrezikun në punë

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Varësisht prej riskut të aktiviteteve që zhvillohen brenda një kompanie, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale do të ndajë edhe ekspertët dhe specialistët që do të certifikohen si persona përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në bazë të Projekt-rregullores për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, e cila të mërkurën ka dalë në konsultim publik, kualifikimet për t’u bërë ekspert për të kryer aktivitete të sigurisë dhe shëndetit në punë në kompani që kanë risk më të lartë, do të jenë më të avancuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas kësaj Rregulloreje, kompanitë ose ndërmarrjet që operojnë në fushën e ndërtimtarisë, prodhimtarisë, transportit, minierave, si dhe bujqësisë, janë kompani që e kanë riskun më të lartë. Kjo listë, thuhet në Rregullore, do të mundë të ndryshohet nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, duke u bazuar në analizën e gjendjes në Republikën e Kosovës, ose pas ndryshimeve në statistikat e aksidenteve në punë në Bashkimin Evropian.

Trajnimin dhe licencimin parashihet që ta bëjë një trupë e themeluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme