Emisarët nga Gjermania dhe Sllovenia takojnë krerët e Listës Serbe

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Dy të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nga Gjermania dhe Anzhej Frangesh nga Sllovenia, gjatë ditës së djeshme, në një vizitë të paparalajmëruar, takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në këto takime është diskutuar për situatën e fundit politike në lidhje me dorëheqjet e komunitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, vendime këto të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

E sot, dyshja evropiane ka takuar edhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e saj Igor Simiq, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të kësaj partie, në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ajo e Sllovenisë, Minca Benedejçiç. 

Të ngjashme