Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami e Lutfi Haziri, po ashtu deputeti Besian Mustafa, si dhe anëtarët e kryesisë Alush Gashi e Muhamet Hamiti, kanë pritur sot në takim emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian Peter Sørensen.
Në postimin e bërë nga LDK, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për ngërçin politik ‘‘të krijuar në vend, nga partia e parë’’, si dhe për nevojën për formimin e institucioneve.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për kërkesat e LDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë temë.
Postimi:
Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, deputeti Besian Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë Alush Gashi dhe Muhamet Hamiti, kanë pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.
Në këtë takim u diskutua rreth ngërçit politik të krijuar në vend, nga partia e parë, nevojën urgjente për formimin e institucioneve dhe kërkesat e LDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë temë.
Gjatë këtij takimi u ritheksua kërkesa e LDK-së rreth heqjes së masave ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike! Po ashtu u shpreh besimi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera.