Emisioni debatues në RTV21 “Click” mund të mos shfaqet më për shikuesit.
Kjo si pasojë që analistët e këtij emisioni e kanë zgjedhur që t’i hyjnë politikës, duke u anëtarësuar në subjekte të ndryshme.
I pari e nisi Muharrem Nitaj i cili ishte analist ku diskutoheshin çështjet politike në vend, e i cili tash është zëdhënës dhe anëtar i Kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas tij, rrugën e politikës e ndoqi edhe Dukagjin Gorani. Ky i fundit u bë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e kritikonte ashpër sa ishte këshilltar i ish kryeministrit, Hashim Thaçi.
Se analistëve të “Click”-ut po u hapen rrugët në politikë, e tregoi edhe aderimi i sotëm i Halil Matoshit në AAK.
Nga i gjithë ky numër ka mbetur vetëm Driton Selmanaj, por që duket se as ky nuk do të mund t’i rezistojë politikës.
Sipas raportimeve të fundit, Selmanaj tashmë është shumë pranë kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Duket se tani, i vetmuar ka mbetur vetëm udhëheqësi i emisionit, Leart Hoxha.