“Emmanuel Boateng duhet të fitojë Topin e Artë pas tre golave kundër Barcelonës”

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:00 | Nga

21 vjeçari shkëlqeu mbrëmë duke ia ndërprerë Barcelonës ecurinë pa humbje dhe për këtë ka nxitur reagimin e shumë fansave në rrjetet sociale.

Emmanuel Boateng shënoi tre gola në fitoren 5:4 të Levantes që ia ndërpreu Barcelonës rekordin pa humbje në La Liga.

Synimi i kampionit ishte të përfundojë sezonin me 38 ndeshje pa humbje, diçka që nuk e ka arrit askush në histori në një edicion me 38 ndeshje, kurse shumë vite më parë këtë e kanë arritur Athletico Bilbao e Real Madridi, por atëherë në një edicion zhvilloheshin 18 ndeshje.

Ndërsa sa i përket ecurisë në përgjithësi pa humbje në La Liga, Barça ka vendosur rekord historik, 43 ndeshje, duke llogaritur edhe 7 të sezonit me Luis Enriquen.

Ecurinë mbresëlënëse Levante ia ndali Barcelonës falë një super paraqitje nga Boateng, për të cilin kanë shpërthyer tifozët në rrjetet sociale duke shkruar “e meriton Topin e Artë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme