Skuadra elitare nga Brazili, Esporte Clube Vitoria, ka angazhuar ditë më parë një trajner, i cili ka emrin më të vrazhdë në gjithë botën e futbollit – Argel Fucks.
Por, nuk është vetëm Fucks, pasi në botën e futbollit kanë qenë dhe janë disa trajnerë e lojtarë tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë që emrat apo mbiemrat e tyre të thirren nga tifozët në tribuna.
“The Sun” ka nxjerrë një 11-she të botës së futbollit me emrat apo mbiemrat më të pazakontë, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.
David Seaman
Ish-portieri i Përfaqësueses së Anglisë dhe skuadrës së Arsenalit, gjatë karrierës sa ishte aktiv, ka shkaktuar të qeshura të mëdha nëpër tribuna gjatë ndeshjeve të Premier League.
Pothuajse, të gjithë tifozët kanë qeshur me mbiemrin e tij, që sipas tyre ishte shumë qesharak, e që përkthyer nga anglishtja në shqip i bie “njeri i detit”.
Po ashtu, një emër të ngjashëm qesharak ka pasur edhe ish-portieri i Çekosllovakisë, Stanislav Seman.