Shumë prej artistëve në botën e muzikës kanë hyrë duke i vënë vetë një emër artistik. Këto nofka që i vënë ata vetës kanë arsye të ndryshme, pse ata kanë marrë vendimin për të mos u njohur me emrin e vërtetë në skenën muzikore.
“Express Rozë” iu sjellë një listë prej 10 artistëve të cilët kanë “fshehur” emrin e tyre të vërtetë pas nofkave.
Reperi shqiptar me famë botërore, G4SHI, në gusht të vitit 2019 ka përfomuar në një koncert në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishte edhe këngëtarja Dua Lipa, emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, e që reperi në botën e artit ka zgjedhur mbiemrin e tij dhe shkronjën “A” të zëvendësoi me numrin “4”.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk e mohon asnjëherë prejardhjen e saj, ajo shpeshherë nëpër intervista tregon origjinën dhe flet për vendet shqiptare, së fundmi ajo vizitoi Shqipërinë më 2 dhjetor të 2019-tës, pas tërmetit që shkatërroi shumë objekte dhe mbeten dhjetëra të vdekur, e që emri i saj i vërtetë është Bleta.
Reperi nga Prishtina, Capital T, është mjaft aktiv në rrjete sociale e që kohë pas kohë sjell këngë të reja duke mbajtur aktiv ndjekësit. Emri i vërtetë i reperit është Trim Ademi, e që shkronjën e parë të emrit e ka vendosur në nofkën e tij.
Po ashtu nga kryeqyteti është edhe reperi Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi. 37-vjeçari është pjesë e labelit “PINT” që një kohë të gjatë dhe numëron dhjetëra bashkëpunime me artistë të ndryshëm.
Tayna, emri i vërtetë i saj është Doruntina Shala. Ajo para tri viteve u bë pjesë e show-bizit shqiptarë me këngën “Columbiana”, e që tani është kthyer në një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale.
Këngëtarja, Gili është një ndër emrat më të shquar në skenën muzikore e cila është pjesë e muzikës për shumë gjenerata, e që emri i vërtetë i saj është Fevzije Konjushevci.
Artistja, Baby G, u bë pjesë e skenës muzikore gjatë vitit 2016, emri i vërtetë i saj është Gordana Kingji, e që ishte afër arritjes së marrëveshjes me labelin ndërkombëtarë “SonyMusic”, por që diçka nuk shkoi mes kompanisë që ishte pjesë asaj kohe dhe ajo u largua.
Young Zerka është një këngëtar dhe autor këngësh e që muzika e tij identifikohet më shumë e stilit ‘reggae’. Emri i vërtetë i tij është Donald Najtellari.
Këngëtarja, Enca është e njohur për muzikën e stilit ‘pop’, e po ashtu mjaft aktive në rrjete sociale e që shpeshherë provokon ndjekësit me fotografi. Emri i vërtetë i këngëtares është Ruensa Haxhia, e që nofkën e ka marrë nga katër shkronjat e fundit të emrit të saj dhe shkronjën “s” e ka zëvendësuar me “c”.
Këngëtarja nga Tetova, Big Mama, ka fituar çmime të ndryshme që nga viti 2003 e deri më tani, e që emri i vërtetë i saj është Besjana Kasami, tashmë që një kohë këngëtaren e shohim edhe në rolin e moderatores.
Kjo listë ka përfshirë vetëm 10-të artistë, pasi edhe dhjetëra artistë të tjerë janë “fshehur” pas nofkave që i kanë vënë vetës së tyre. Por, që shumicës prej tyre iu dihet emri i vërtetë.