Emrat që mund t`i bashkohen Kosovës përballë Turqisë

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 14:12 | Nga

Reprezentacioni i Kosovës pas dy humbjeve shumë të të thella që pësoi ndaj Kroacisë dhe Finlandës, në ndeshjen kundër Turqisë pritet që të freskohet edhe me tre lojtarë tjerë.

Njëri nga emrat më të përfolur nga shtypi është edhe sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha, Berisha 3 vitet e fundit është sulmuesi më i mirë në ligën australiane, madje statistikat e tij para portës janë të frikshme, ai në 148 paraqitje ka shënuar  plotë 92 gola në të gjitha garat në Austali.

besart-berisha

Një tjetër emër i cili pritet t`i bashkohet Kosovës përballë Turqisë është edhe mbrojtësi i Kasiempasa, Loret  Sadiku, 25 vjeçari kishte refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për Kosovën, ai ka luajtur katër ndeshje për Kosovën, por ndeshje zyrtare nuk ka luajtur as një pasi që ka pësuar një lëndim në kampionatin turk.

loreti

Sadiku nga selektori Albert Bunjaku shihet si mbrojtësi më i mirë i Kosovës. Loreti pritet që të jetë i gatshëm përballë Turqisë, shkruan Gazetablic.com

Një tjetër emer i cili po flitët që do t`i bashkohet Kosovës është mbrojtësi i djathtë fantastik Florent Hadërgjonaj.

Super League, BSC Young Boys - FC Thun: Berns Florent Hadergjonaj. Foto: Manuel Zingg/Der Bund

Hadërgjonaj në merkaton e fundit ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e Bundesligës Inglstandt.

Me ardhjen e këtyre lojtarëve Kosova pritet që të forcohet jashtëzakonisht shumë në të gjitha pozitat.

Të ngjashme