Emre Can do të jetë futbollist i ri i Juventusit.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mesfushori gjerman do të jetë përforcim i ri i ekipit kampion nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.
Can ka caktuar testet mjekësore në Juventus për javën e ardhshme pas finales në Ligën e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.
Can do të nënshkruajë me Juventusin si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me “Reds” do të skadojë pas përfundimit të këtij sezoni.