Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit dhe i presidentit të Kosovës kalojnë nëpër zyret e LDK-së.
Ai komentoi deklaratën e tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kur tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK-së.
“Jo vetëm sot, por edhe 10 vjet e them këtë. Jo vetëm kryeministri, por edhe presidenti kalon nga zyret e LDK-së”, tha ai.
“Thaci e ka kuptuar këtë. Andaj ai bëri koalicion me LDK-në dhe u bë president. Edhe presidenti i ardhshëm duhet të bëjë këtë”, tha ai.