Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov mbrëmë në Bruksel janë marrë vesh për kornizë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe në të, për momentin punojnë ekipet juridike të dy ministrave.
“Kemi pasur takim prodhuktiv, kemi kornizë që duhet të përpunohet dhe momentalisht në të punojnë ekipet juridike të dy ministrive. Planifikohen bisedime në nivel kryeministrash, gjegjësisht pritet që të ketë takim mes Zaevit dhe Tsiprasit nga mesi i kësaj javës, ku shpresojmë që të vendosin për disa çështje të rëndësishme nga opsionet që janë në lojë. Mendoj se atë duhet që t’ua lëmë kryeministrat. E pamë se sa komunikimi ndikon ndaj tij, kur tanimë kemi përvojë t’i japim gjasë procesit”, deklaroi Dimitrov.
Dimitrov dje në Bruksel ka pasur takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini, ndërkaq në mëngjes ka pasur takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.
Gazeta greke “Katimerini” dje publikoi se Athina dhe Shkupi përsëri kërkojnë emër për përdorim të përgjithshëm pas mossuksesit nga të dyja palët që të pajtohen me emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” dhe sipas burimeve të informuara mirë nga tavolina e bisedimeve emri i ri është i lidhur me Krushevën, i cili ende nuk është zbuluar në opinion.