Në mesin e estradës shqiptare shumë artistë mund të kenë raporte të mira mes vete.
Një shembull shumë i mirë kësaj është raporti me dy këngëtareve të njohura, Enca dhe Dafina Zeqiri.
Dyshja në rrjetin social Instagram janë parë së bashku, ndërsa merrnin poza atraktive para kamerës.
Derisa po shijonin kohën me njëra-tjetrën, Dafina i tha ‘të dua’ Encës, ndërsa edhe kjo e fundit ia ktheu me të njëjtën monedhë.
Në këtë paraqitje vërehej se bukuroshet nuk kishin përdorur makijazh, por sërish dukeshin atraktive.
Ende nuk i dihet nëse takimi ishte për ndonjë bashkëpunim të palëve, apo vetëm shijuan bisedën.